Muhamed Sejdini: Një tjetër si Fadili, nuk bëhet më

Kryetari i federatës së futbollit të Maqedonisë Muhamed Sejdini në profilin e tij në Facebook ka përkujtuar legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri i cili ka ndërruar jetë para tre viteve.

Marketing

Sejdini mes tjerash ka shkruar:

Pikërisht tre vite më parë, humbëm legjendën e futbollit shqiptar, një nga njerëzit që i dhanë shumë futbollit në rajon dhe më gjërë, presidentin historik të FFK-së dhe mikun tim shumë të dashur dhe të respektuar, Fadil Vokrrin.

Edhe pse fizikisht nuk është me ne, por veprat e tij vazhdojnë të mbeten gjallë dhe pranë nesh. Këto suksese që sot i gëzon futbolli kosovar janë falë Fadilit, që bëri shumë për gjeneratat e reja, ndërsa kontributi i tij për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA bëri që Kosova sot të garojë në nivele Europiane dhe Botërore e barabartë si vendet tjera.

Një tjetër si Fadili, nuk bëhet më. Ai do të mbetet historik për Kosovën dhe i pa arritshëm në fushë veprimet e tij në karrierën si futbollist, por edhe si president i FFK-së.

Pusho në paqe legjendë!