Muhamed Zeqiri nuk pendohet për kritikat ndaj BDI-së…

Muahmed Zeqiri, deputeti i LSDM-së, i cili vazhdimisht kritikon partinë BDI, pjesë e qeverisë, flet për portalin MKD dhe thotë se kritikat shkaktojnë probleme në koalicion, por kjo paraqet demokraci.

Marketing

>
Sipas tij, qytetarët janë arsyeja që të gjithë ata janë pjesë e qeverisjes ekzekutive, ligjvënëse dhe vendore dhe se në rrethin e parë zgjedhor për president të shtetit, qytetarët e dhanë porosinë e tyre që politikanët duhet të kthjellohen, duke shtuar se ata dinë të vlerësojnë dhe ndëshkojnë.

Zeqiri thotë se deklaratat e tij nuk bëjnë problem, duke theksuar se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është njeriu më demokrat dhe njeri që respekton mendimet e ndryshme.

Më tej, deputeti Zeqiri thotë se edhe Kryeministri Zaev ka të njëjtin mendim, pra që duhet përgjegjësi, të ndërrohen njerëzit, por edhe qasja pas zgjedhjeve presidenciale.

I pyetur për kritikat ndaj BDI-së, Zeqiri përgjigjet duke parashtuar një pyetje nëse ka diçka të pavërtetë në atë që e thotë për BDI-në.

Në lidhje me rrethin e dytë zgjedhor, deputeti i LSDM-së shprehet se do të jetë i suksesshëm dhe se kandidati Stevo Pendarovski do të korrë sukses.

Zeqiri flet edhe për BFI-në, duke thënë se edhe më herët ka shprehur mendimet e tij për Sulejman Rexhepin, por shprehet se ky rast nuk dueht të dëmtojë zgjedhjet.

Marketing