Muhamet Zekiri foto miqësie me sulmuesin e Zijadin Selës

Deputeti dhe anëtari i LSDM-së Muhamed Zekiri shihet bashkërisht në një foto me Boris Mutkov i njohur me nofkën “Fantom”, i cili është njëri nga sulmuesit e Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit dhe që u plagos një ditë më herët derisa me automjetin e tij ka qenë në lëvizje informon Tetova sot .
Ka patur deklarata të ndryshme rreth rastit në ndërkohë që edhe vetë kreu i Ministrisë së Brendshme Oliver Spasovski këtë ngjarje e ka quajtur një përleshje mes grupeve kriminale .

Marketing

“Ata janë persona të cilët njihen në opinion për veprat e tyre kriminele. Unë atë person e pash edhe në Kuvend më 27 prill me grupin i cili hyri për të sulmuar deputetët. Kështu që bëhet fjalë për grupe kriminale por mbetet që hetimi të dëshmojë dhe ti shqyrtoj të gjitha faktet, a ka lidhje mes grupeve me ngjarjet e kështu me radhë”, deklaroi ministri Spasovski.

Në ndërkohë që deputeti Zekiri që është një kritikues i ashpër në mbrojtje të vlerave të drejtësisë dhe kundër figurave kriminale , fotografia e përbashkët me sulmuesin e Selës e demanton atë dhe nuk i lë asgjë koicidencës .Rastësi apo miqësi mes tyre kjo nuk dihet akoma por gjëja që dihet ka të bëjë me faktin se Muki me Mutkovin njihen .

Për Mutkovin ,Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk e përjashtoi mundësinë që rasti të jetë i lidhur me ngjarjen që ndodhin rreth një muaj më parë në hotelin Aleksandar Palas.Ts.mk

Marketing