MUHAREMI: Zero tolerancë për krimin e organizuar

Njeriu i parë i policisë financiare Arafat Muharemi ka konformuar pohimet se ish funksionarë dhe biznesmenë kanë shpëlarë para përmes kinse rrjete të ofshor -kompanive, duke derdhur mjete të shumta jashtë vendit. Ai është optimist se procedurat do të dëshmohen dhe fajtorët do të përgjigjen për keqpërdorimet

“Nga dita kur unë mora funksionin, unë si drejtor i Drejtorisë për policinë financiare kam zero tolerancë për krimin e organizuar dhe korruopsionin. Dhe punojmë të pastrojmë çdo lloj kriminaliteti, pa dallim nëse është bërë nga ish funksionarë apo të të tanishëm. Kemi raste që udhëheqëim, ndërsa janë të involvuar funksinarë të tanishëm. Pra, nuk kam asnjë presion në Drejtori. Presion ka, por që të pastrohet kriminaliteti, presion tjetër deri tani nuk ka”, ka thënë Muharemi në intervistën për REL.