Mukadeze Hajdari e BDI: Forumi i gruas është moshatar me subjektin amë BDI-në

Bashkimi Demokratik për Integrim dje në Shkup bëri përzgjedhjen e strukturave të reja të cilët do të udhëheqin Forumin e gruas duke filluar nga pozicioni i Kryetares, nënkryetarëve, sekretares dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë.

Marketing

Kryetarja e sapozgjedhur e Forumit të Gruas pran BDI-së, Mukadeze Hajdari falënderoi për mbështetjen e dhënë të gjitha delegatëve dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Për mua besimi i dhënë sot nga këtu merr një kuptim tjetër sepse përgjegjësia duhet të jetë më e madhe sesa dëshira për të udhëhequr dhe titulli i cili do të më përcjell në ditët në vijim. Të qenurit në krye të Forumit të gruas në kuadër të BDI-së, pjesë e të cilit janë plot nëna të devotshme, gra dhe zonja shumë të çmuara, zonjusha me perspektiv dhe të emancipuara, nga bota akademike dhe frontet e luftës, të përfaqësosh të gjitha këto gra dhe të artikulosh kërkesat e më shumë grave tjera imponon më shumë përgjegjësi se sa privilegj,”tha kryetarja e re BDI-së, Mukadeze Hajdari.

Kryetarja, Mukadeze Hajdari u shpreh se Forumi i gruas është moshatare me subjektin amë pra është rrugëtimi paralel me BDI-në prej vitet të parë të themelimit.

“Kemi ecur edhe ne si femra, aktiviste duke marr pjesë në realizimin e përcaktimeve programore të partisë sonë por edhe nëpërmjet Forumit të gruas duke i trajtuar aspektet specifike të barazisë gjinore si në shoqëri ashtu edhe në subjektin amë. Pasi si subjekt jemi udhëhequr nga ideja se fuqizimi i grave në fakt nënkupton fuqizimin e shoqërisë dhe familjes. BDI-ja gjithmonë ka mbështetur edhe Ligjet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, ku në vitin 2006 me përkrahjen e partisë sonë u miratua Ligji për mundësi të barabarta në mes burrave dhe grave me çka filloi procesi i krijimit të mekanizmave për vendosjen e mundësive të barabarta në nivel qendrorë dhe atë lokal. Andaj të qenurit sot në krye të këtij Forumi për mua përkthehet për një mundësi më shumë për të përdorur zërin duke kërkuar me ngulm edhe më tej përparimin e grave si një domosdoshmëri për përparimin e shoqërisë,” nënvizoi kryetarja Hajdari.

Kryetarja e deritanishme e Forumit të gruas pranë BDI-së, Naile Elezi u shprehë e nderuar dhe kënaqësi të veçantë që drejtohet në këtë Kuvendin zgjedhor të Forumit të gruas duke i falënderuar për kontributin e dhënë .

“Forumi i Gruas në të gjitha periudhat e funksionit dhe organizimi të subjektit tonë ka qenë një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim nga ku gjithmonë kanë buruar vlera, ideja të cilat i kanë shërbyer çdo procesi të rëndësishëm të vendit tonë. BDI-ja çdo herë e ka patur, dhe do ta ketë në programin e vetë përcaktimor si një ndër prioritet kryesore emancipimin , arsimimin dhe barazinë e femrës shqiptare në të gjitha segmentet e jetës atë ekonomike, kulturore, politike dhe shoqërore gjë që e ka dëshmuar në vitet e prezencës politike në Maqedoninë Veriore,” u shpreh ish-kryetarja Elezi.

Mukadeze Hajdari

Mukadeze Hajadari (Kryetare e Forumit të Gruas të BDI-së)"Ishte pikërisht kryetari z. Ali Ahmeti mbështetësi i parë i kuotave si zgjidhje e përkohshme I përfaqësimit. Ishte BDI forca politike që solli kryetaren e parë e një komuna në RMV dhe zv/kryeministren e parë shqiptare në Qeverinë e RMV-së. Dhe mos të harrojmë gjatë rrugëtimit të suksesshëm politik në masë të konsiderueshme është edhe kontributi ynë si femra duke qenë edhe në ballë të proceseve më të rëndësishme siç është integrimin I në NATO dhe BE.".

Publiée par Aktuale sur Dimanche 14 avril 2019