Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duhet ta ndjekë vullnetin e popullit, amnisti nuk do të ketë dhe se Maqedonia do të jetë shteti i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, kështu ka deklaruar para seancës plenare të ndryshimeve kushtetuese, deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri, transmeton Portalb.mk.

“Mickoski nuk do të mund të ikë nga vullneti i popullit. Amnisti nuk do të ketë! Maqedonia do të jetë shtet i BE-së dhe NATO-s. Derisa VMRO-DPMNE-së dhe Mickoski do të vazhdojnë me sjellje destruktive, e vetmja dalje janë zgjedhjet parlamentare që do të organizohen menjëherë, në të cilat qytetarët do të vendosin për ardhmërinë në BE dhe NATO”, tha Zekiri.

Artikulli paraprak“Bojkotoj”: Ja plani i sotëm i Zaevit dhe Xhaferit
Artikulli tjetërThe Guardian: Votë me pasoja ndaj stabiliteti