Muki në mbrotje të Sazdovskit

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri sot i ka dalë në mbrojte Sazdovskit duke sulmuar edhe deputet shqiptarë Artan Grubin dhe Ejup Alimin pasi ata sot në kuvend folë për drejtësinë në Maqedoni.

Marketing

“Më vjen keq që nuk jam sot në Kuvend. Kur Ejup Alimi dhe Artan Grubi flasin për drejtësi dhe drejtësi selektive, puna ka shkuar për dreq!!! Le të kujtohen se kush bashkë me “kryeshefin” emëronte gjykatës – Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti…

Kurse BFI është rrëfim në vete, siç ndodh kriminelët mbrojnë kriminelët. Loja e BDI-së me BFI-në është një përpjekje për të gjetur arsyetime për premtimet e parealizuara në zgjedhje. Fatmirësisht njerëzit prej kohësh nuk i besojnë atyre dhe as REZILËVE TË BFI-së” ka shkruar Zekiri.

Ndryshe dje gjykata dënoi me nga 19 vite burgë dy shquptarët ndërsa vrasësin e Almirit, Boban Ilicin me 6 vite burg./ TS/

Marketing