Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri sot ka dorëzuar në Prokurori kërkesë që të kontrollohen bisedat e Sulejman Rexhepit si dhe kërkon se sa haxhinjë janë lajmëruar këtë vit.

“Sot dorezova ne Prokurorin Speciale kerkese qe te kontrollohen bisedat telefonike te kryetarit te Bashkesise Islame Sulejman Rexhepi ne baze e cilave mund te vertetohen ose jo dyshimet per keqperdorimin e detyres.
Perndryshe ende po pres pergjigje nga BFI :

A eshe e vertet se çmimi per nje haxhi kete vite eshte 4100 euro ose 720 euro me shtrejt se vitin e kaluar?
A eshte e vertet se haxhilerve ua shitni vizat e haxhit nga 500 euro edhe pse ato jane falas?
A eshte e vertet se per keqperdorimin e vizave te haxhit permendeni edhe ne nje nga raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit?
A eshte e vertet se keqperdorni pronat e BFI-se per interesat tuaja te ngushta?
Sa imam e profesor ne medrese e fakultet kane ngelur pa ua paguar sigurimin pensional dhe invalidor?

P.S BFI duhet te tregoj edhe numrin e sakt sa persona nga Maqedonia jane paraqitur kete vite per te shkuar ne haxhxh?” ka shkruar Zekiri.