MUKIT DHE ZAEVIT TË LSDM-së

Nga Sulejman Mehazi

Marketing

I nderuar nënkryetar i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, pse kryetarit tuaj, Zoran Zaevit, s’i thoni hapur, guximshëm e në katër sy, se shtyllë kryesore për ndërtimin e shtetit të Zoranit janë shqiptarët, dhe pikë.

Pse si thoni Zaevit, se, mos të ishin partitë shqiptare sot e kësaj dite Zaevi do ta kishte mbi kokë Gruevskin e Maxharit.
Kush e rrëzoi nga froni i kryeministrit Nikollën e VMRO-sê, ju me partinë e LSDM-së apo partia e BDI-së dhe e Selës me dy deputetê sa pesëdhjetë të Zaevit?

Kush e ndihmoi me vota për ndryshimin kushtetues të emrit Maqedoni Veriore?, po shqiptarët.

Në turnin e dytê për Kryetar të Maqedonisë kush do t’i ndihmojë me vota Pendarovskit?, pos shqiptarëve askush tjetër.
Zotëri Zaev, shqiptarët jo vetëm që ju dhanë 70,000 vota, por edhe të bënë kryeministër, e pasi të bënë kryeministër të përkrahën fuqishëm edhe për ndryshimin e emrit të shtetit tuaj, e tani përsëri do ju përkrahin e ndihmojnë duke votuar Pendarovskin për Kryetar të Maqedonisë suaj Veriore.

I nderuar Zaev a vëreni sa kanë kontribuar shqiptarët për Maqedoninë tuaj, a s’është mjaft!? Ju çfarë keni kontribuar për popullatën shqiptare në Maqedoni?, asgjë e asgjë

Marketing