Mulla Osmani: Gjatë varrimit të jasharajve, një person më kërkoi të largoj uniformën fetare (VIDEO)

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu ka rrëfyer momentet kur kishin përgatitur për varrim trupat e pjesëtarëve të vrarë të familjes Jashari në Prekaz në marsin e vitit 1998.

Marketing

Mulla Osmani në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjni ka thënë se në momentin kur ka arritur në vendin ku ishin trupat e pjesëtarëve të familjes Jashari ka është takuar me Këshillin e Varrimit.

“Arkivolet kanë ardhur nga Gjakova rreth orës 13:00. Unë hyra në një depo aty afër për të përgatitur qefinët dhe aty takova Jakup Krasniqin, i cili po qante me të madhe nga dhembja. Më pas erdhën Fatmir Sejdiu, Rexhep Gjergji, Anton Noka, Basri Musmurati etj.”

Hoxha nga Drenasi tregon se gjatë atyre përgatitjeve kishte pasur një incident me një person për shkak të uniformës së tij.

“Shqiptarët edhe sot kanë frikë nga Islami. Edhe atëherë dikush me ka fyer për shkak të uniformës që kisha veshur. Më tha: largohu. E kanë ende atë mikrobin e komunizmit në shpirt, pasi mendojnë se bota na urren pse ne jemi myslimanë. Bota nuk urren askënd pse është mysliman apo katolikë por urren pse nuk je njeri”.

“… U kacafyta me të me fjalë i thashë largohu se ti ende qenke rus… Ka pasur rreth dy mijë veta. Ka pasur edhe hoxhallarë të tjerë me uniforma e pa uniforma”.

Mulla Osmani rrëfen se pasi kishte filluar të vendos kufomat në arkivole, Këshilli i Varrimit dha fjalën se varrimi nuk do të bëhet sot dhe njerëzit u larguan.

“Mbetëm një grup i vogël i njerëzve. Zekerija Cana, Cen Desku dhe mulla Fetahu kishin shkuar të hanë drekë te Abdyl Salihu, ndërsa unë e Murati mbetëm aty tanë kohën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Marketing