Armata e Republikës së Maqedonisë ka shpallur thirrje publike për të pranuar 125 ushtarë profesional.

Kandidatët, siç qëndron në konkurs duhet ti përmbushin disa kritere të përgjithshme dhe disa të veçanta. Ata duhet të jenë shtetas të RM-së, të jenë mbi 18 vjet dhe të kenë gjendje të mirë shëndetësore.

Sa u përket kushteve të veçanta, ata duhet të kenë të kryer së paku shkollë të mesme, të kenë të kryer ushtrinë në mënyrë vullnetare në afatin ushtarak dhe të mos jenë më të moshuar se 25 vjet. Do të punojnë prej orës 8 deri në orën 16, ndërsa paga do të jetë prej 20 deri 24 mijë denarë.

Më shumë info klikoni këtu.