Mungesa e një të pandehuri e anuloi “Dhunën në Qendër” për më 29 tetor

Për shkak të mungesës së të pandehurit Aleksandar Brajkovski gjykimi për lëndën e PSP “Dhuna në Qendër” është anuluar për më 29 tetor.

I pandehuri në gjykatë ka dorëzuar parashtresë me të cilën i njofton se në atë periudhë ka pasur të caktuar seancë në Komunën Gazi Babë, në të cilën ai është këshilltar.

Në atë reagoi prokurorja Fatime Fetai, e cila tha se shkaqet për mungesë të Aleksandirt nuk janë të justifikuara dhe janë me qëllim të zvarritet gjykimi. Ajo propozoi që gjykatësi të urdhërojë arrestim të detyrueshëm edhe atë menjëherë.

Avokati Boro Tasevski, tha se kërkesa e PSP është e pabazë sepse bëhet fjalë për seancë në rend dite të së cilës janë 12 pika që duhet t’i votojnë këshilltarët në veçanti, sepse në Këshillin e Komunës Gazi Babë raporti i forcave politike është i atillë që vetëm me një votë mund të merret ose pezullohet ndonjë vendim.

Prokurorja speciale Fetai tha se gjykatësi duhet të caktojë çka është më me rëndësi, seanca e Këshillit të komunës apo gjykimi që zhvillohet për momentin.

evn