Munishi: Kur Progni nuk po stërvitet mirë, po e dimë që do të shënojë të nesërmen

11:53 | 12 Prill 2021

Marketing

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi, ka folur për skuadrën e re dhe lojtarët.

Munishi ishte i ftuar në emisionin “Ekipi A” në “ATV”, ku u pyet për sekretin e golave te Gjilanit, transmeton lajmi.net.

Munishi mori shembull futbollistin e Gjilanit, Gerard Progni i cili po kalon formë të jashtëzakonshme.

“Progni është një lojtar i jashtëzakonshëm, dhe sa herë që nuk po i shkon stërvitja, ne po gëzohemi sepse po e dimë që do të shënojë të nesërmen”, tha ai.

“Kur i ushtruam ndërprerjet dhe nxehjet nuk i shkonte mirë, por kur po hyn në ndeshje, kur është situata për seriozitet ai po jep rezultate”, përfundoi Ismet Munishi.

Kujtojmë që Progni shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj Feronikelit./Lajmi.net/

Marketing