Munishi tregon se te cili gjigant i Evropës mund të transferohet Rashica

Ismet Munishi e sheh të ardhmen e Milot Rashicës te Borussia Dortmund apo Bayern Munich
Trajneri i Vëllaznimit, ka folur për Milot Rashicën, me të cilin ka punuar te Kosova e Vushtrrisë.

Marketing

Rashica është lojtari i momentit te Werder Bremen, me shtatë gola të shënuara këtë sezon, gjashtë prej tyre vetëm në vitin 2019.

“Edhe në gazetat para 6-7 viteve kam parashikuar të ardhme të madhe për Milot Rashicën. E kemi marr në Vushtrri nga Kurda dhe kemi pasur shumë kujdes me të”, ka deklaruar Munishi.

“Mendoj se Miloti do ta kalojë nivelin e Werder Bremenit. Mund të transferohet në Bayern Munich apo Borussia Dortmund”, ka thënë Ismet Munishi në emisionin sportiv Dueli Sportiv në RTV Dukagjini.

Marketing