Mura dhe Daci,shpallen Qytetarë Nderi të Dibrës

“Në seancë solemne të Këshilli të Komunës Dibër, dje u ndanë nga ana e kryetarit të komunës Hekuran Duka mirënjohjet Qytetar Nderi për historianët Moisi Mura dhe Fatos Daci, të dy nga qyteti i Peshkopisë së Shqipërisë.

Marketing

Kryetari i Komunës, Hekuran Duka, theksoi se shpallja e të dy historianëve Qytetar Nderi të Dibrës u soll nga ana e Këshillit të Komunës gjatë muajit qershor të këtij viti. Bëhet fjalë për dy historianë, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh për historinë e trojeve dhe personaliteteve dibran në të kaluarën. Duka tha se ata meritojnë të jenë Qytetar Nderi të Dibrës meqë në mënyrë shkencore prezantojnë historinë e trevës dibrane dhe personaliteteve nga kjo trevë me domethënie më të gjerë. Edhe kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli, theksoi se kontributi i të dy historianëve ka përmasa të gjëra jo vetëm dibrane, por edhe mbarë shqiptare. Mashkulli shtoi se gjatë sistemit komunist, këtu tek ne ata që ishin në pushtet mundoheshin që të fshehin të vërtetën historike të Dibrës, por që historianët shqiptarë treguan se kush është Dibra dhe roli i Dibrës gjatë historisë.

Mirënjohjen Qytetar Nderi të Mosi Murës tanimë i ndjerë e pranuan fëmijët e tij. Ata falënderuan Dibrën e Madhe për shpallen Qytetar Nderi të babait të tyre – historianit të njohur Moisi Mura. Duke pranuar mirënjohjen Qytetar Nderi të Dibrës, Fatos Daci, tha se ndjehet krenar për këtë mirënjohje. Ai para këshilltarëve, kryetarit të Dibrës si dhe personave të tjerë të pranishëm, tha se do të vazhdojë aktivitetin e tij në sferën e historisë, sidomos për të trajtuar historinë e Dibrës dhe personalitetet e saj.

Po në këtë mbledhje, Këshilli i Komunës Dibër miratoi buxhetin për vitin 2020. Këshilltarët, pas debatit i dhanë dritë jeshile buxhetit i cili ka një lartësi prej 334.9 milion denarë . Sipas buxhetit, të ardhurat tatimore kanë arrijnë në 52.5 milionë denarë, të ardhurat jo tatimore 19 milionë denarë, të ardhurat kapitale 12.2 milionë denarë, të ardhurat prej dotacioneve 199.4 milionë denarë, transferet 40 milionë denarë dhe të ardhurat nga donacionet 11.5 milionë denarë. Shpenzimet e përgjithshme me këtë buxhet janë paraparë 334.3 milionë denarë, kurse rezervat kanë një lartësi prej 650 mijë denarë. Buxheti nuk parasheh deficide. Në seancën e Këshillit me të cilën udhëhoqi kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli, këshilltarët kërkuan detaje rreth harxhimit të mjeteve, respektivisht mënyrës së realizimit të disa projekteve. Po ashtu, u debatua edhe në lidhje me punësimet e përkohshme që janë planifikuar për vitin 2020.

Marketing