Murati: Aplikoni në programin për vetpunësim

Agjencioni për punësim i Maqedonisë së Veriut, ka hapur shpalljen për punësimin e personave të papunë të cilët janë të paraqitur në agjencion.

Marketing

Zëvendës/drejtori i Agjencionit për punësim, Bekim Murati u bën apel të gjithë personave të interesuar të cilët janë të paraqitur si të papunë në rast se kanë ide për hapjen e biznesit të paraqiten në të gjitha njësitë rajonale të aplikojnë për shfrytëzimin e granteve të pakthyeshme deri në 500o euro.

”I ftoj të gjithë qytetarët të cilët janë të paraqitur në Agjencionin për punësim si të papunë të aplikojnë për shfrytëzimin e granteve për vetpunësim.Mjetet e pakthyeshme janë në shumë prej 246.000 deri në 307.500 ose deri në 615.000 nëse themelohet subjekt nga dy partner si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar nga dy persona”ka deklaruar ,zv/drejtori i Agjrncionit për punësim ,Bekim Murati,sipas të cilit në ketë fazë do të bëhet vetunësimin i 1300 personave.
Të gjithë të interesuarit aplikomet e tyre mund ti bëjnë në të gjitha njësitë rajonale të Agjencionit për punësim nga ora 9 deri në orën 14.

Konform planit operativ për vetëpunësim, Agjencioni për punësim i Maqedonisë së Veriut ka paraparë 1 miliardë e 400 mijë denarë.

Marketing