Murati: Besoj se do të kalojmë TNS-në

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, në eliminatoret për Ligën e Kampionëve po kthehet pas shtatë viteve me që se për herë të fundit në këto gara evropiane kishte luajtur në sezonin 2011/12, kur ishte përballur me Partizanin e Beogradit.

Marketing

Sivjet shorti deshi që “kuqezinjtë” të përballen me TNS-në e Uellsit. Futbollistët e skuadrës tetovare duan që në ndeshjen e parë të marrin një rezultat pozitiv i cili do ju mundësojë një udhëtim më të rehatshëm për ndeshjen e kthimit.

Jemi të përgatitur për këtë ndeshje, për të dhënë maksimumin që në ndeshjen e parë të bëjmë rezultat dhe të kemi avantazhin tonë. Atje të shkojmë me rezultat pozitiv…. Ndeshja do të jetë e vështirë sepse është ndeshje në raundin e Ligës së kampionëve, por besoj se do e kalojmë. – thotë futbollisti i Shkëndijës Mevlan Murati.

Skuadra e Shkëndijës në këtë ndeshje do futet me rolin e jo favoritit pasi ka një koeficient më të dobët në renditjen e UEFA-së. Shkëndija mban pozitën e 278-të nga gjithsej 500 skuadra evropiane, ndërsa TNS në këtë renditja mban pozitën e 202-të.

Marketing