Murati: Kredi për biznese të reja

Të gjithë personat e papunësuar të cilët janë të evidentuar si persona që në mënyrë aktive kërkojnë punë në Agjencionin e Punësimit në RMV dhe të cilët duan të fillojn biznesin e tyre, mundë të aplikojnë në Projektin e Vetëpunësimit me kreditim,ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Agjencionit për punësim,Bekim Murati.
Kushtet sipas të cilave mund të merren mjetet kreditore janë siç vijojnë:
– Personi i papunësuar mund të shfrytëzoj kredi në vlerë 5000 deri 10 000 euro me zgjedhjen e tij si kredikërkues, ndërsa për hapjen e secilit vend të ri të punës nga 5000 euro, gjatë së cilës do të financohen projekte me më së shumti pesë punësime (përfshirë këtu edhe kredikërkuesin), përkatësisht deri në 30.000 euro, pamvarësisht nga vepritmaritë me volum më të madh ose veprimtari me volum të vogël;
– Afati i kthimit të mjeteve është shtat (7) vjet duke përfshirë grejs periudhën prej një viti e gjysëm, pa mar parasysh shumën e mjeteve kreditore;
– Baza e kamatës është një për qind në nivel vjetor;
– Pjesëmarrje vetanake nga shfrytëzuesi i kredisë prej më së paku 25 për qind të shumës nga kredia e kërkuar (në formë të pajisjeve, gjërave materiale ose të parave);
– Garancia për kthimin e mjeteve me hipotekë në raport 1 : 1 me miratimin e kredisë, ose letrën e vet me vlerë të nënshkruar së paku nga një person për të cilën të drejtat dhe obligimet në raport me të janë përcaktuar me deklaratën e letrës me vlerë të dhënë në formën e aktit noterial dhe me klauzolë përmbaruese ose kapar në raport 1 : 2 në shumën e kredisë së lejuar;
Kërkesën për kredi mund ta dorëzojnë në klubet e punës së 30 qendrave të punësimit në Agjencinë e punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, çdo ditë pune prej ora 09:00 deri më 14:00.

Marketing
Marketing