Murati:Mbështetje për bizneset e reja

Zëvendës drejtori i Agjencionit për punësim i Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati ka informuar se ky agjencion sot ka publikuar shpalljen publike për personat e papunësuar të cilët dëshirojnë të themelojnë biznesin e tyre. Sipas tij fletëparaqitja për pjesëmarrje duhet të dorëzohet në klubet e punës pranë qendrave të punesimit, çdo ditë pune prej 09:00 -14:00 ndërsa mund të marrin informata të hollësishme në klubet e punës të 30 Qendrave për punësim të Agjencisë së Punësimit në Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ueb faqet www.av.gov.mk dhe www.rabotaimoznosti.mk.

Marketing

 

 

-Ftohen të gjithë personat e papunësuar

– Personat që e kanë humb vendin e punës  për shkak te pandemisë Covid -19 (nga muaji mars)

– persona shfrytëzues të ndihmes se garantuar minimale,

– persona të rinj  te cilet deshirojne  te  fillojne  biznesin e tyre  ,

-personat të papunësuar të cilët kanë dëshirë t’a formalizojnë (zyrtarizojnë) biznesin e tyre  dhe

të cilët duan ta zgjidhin çështjen e punësimit të tyre përmes mbështetjes financiare me Programin për Mbështetje të Vetëpunësimit (Sipërmarrësi), të lajmërohen në klubet e punës të APRMV-së për të aplikuar për pjesëmarrje në program.

 

  1. Programi për Mbështetje të Vetëpunësimit (sipërmarrësi) përfshin:
  • Mbështetje profesionale në formë të trajnimit për sipërmarrësi dhe udhëheqje të biznesit, sistem vauçeri për hartimin e planit të biznesit dhe mbështetje gjatë regjistrimit të biznesit;

 

  • Mjete të pakthyeshme (grant) në shumë prej 246.000 deri 500 denarë për shfrytëzues ose deri në 615.000 denarë nëse themelohet subjekt juridik nga ana e dy partnerëve si SHPK – Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar nga dy persona, me ç ‘rast secili nga partnerët ka pjesë të barabartë (50%) në shoqëri.
  • Mbështetje finansiare për punësime shtesë në biznese të themeluara nga personat me aftësi të kufizuar.
  • Punësime shtesë për bizneset e themeluara nga personat me aftësi të kufizuar.
  • Mbështetje këshillëdhënëse/mentorim për një periudhë kohore 12 mujore nga themelimi i biznesit (gjithsej 120 orë mentorim) do ë sigurohet edhe pë këta qëllim grupe :
    • Persona me invaliditet
    • Persona të përkatësisë etnike rome ,
    • Femra të “rezikuara” ( shfrytëzues të ndihmës sociale, viktima të dhunës familjare, viktima të tregtisë me njerëz, nëna vetëmbajtëse dhe femra që kanë mbetur pa punë pë shkak se janë shpallur tepricë teknologjike ose për shkak falimentimi të ndërmarjes.

 

  1. Personat e interesuar për pjesëmarrje në Program mund të aplikojnë deri në plotësimin e numrit të kandidatëve të planifikuar.

 

  1. Personat të cilët kanë fituar grant për Vetëpunësim nuk kanë të drejtë aplikimi për pjesëmarrje në Program.

 

  1. Përmes këtij Programi nuk do të përkrahet themelimi i bizneseve për veprimtaritë në vijim:
  • Veprimtari bujqësore, gjegjësisht nga Sektori А/А, Departament 01 – Prodhimtari e bimëve dhe kafshëve, gjueti dhe shërbime të tjera që lidhem me këto veprimtari, me përjashtim të prodhimtarisë organike bujqësore;
  • Biznese në veprimtari të klasës 49.32  – Taksi shërbime;
  • Prodhimtari dhe shpërndarje të armëve, respektivisht veprimtari të klasës 25.40 – Prodhimtari të armëve dhe municionit;
  • Biznese dhe aktivitete financiare dhe sigurimi që përfshijnë lojëra fati, respektivisht veprimtari nga Sektori K/I– Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit.

Personat  qe kane humb vendin e punes per shkake te pandemise Covid-19 (nga muajin mars), personat të papunësuar me invaliditet, personat shfrytezues te ndihmes se garantuar minimale dhe personat e papunësuar nga komuniteti rom mund të regjistrojnë subjekt juridik me aktivitet bujqësor dhe taksi shërbim.

 

  1. Të drejtat dhe obligimet mes APRMV-së, UNDP-së dhe pjesëmarrësve, do të rregullohen në bazë të marrëveshjes së përbashkët.

 

 

 

Marketing