Murati: Shtyhen afatet për të gjithë personat e pa punësuar

Agjencioni për Punësim i Maqedonisë së Veriut i njofton të gjithë qytetarët se të cilët duhet të paraqiten si të papunë në entin për punësim se afati i paraqitjes prolongohet dhe do të mund të paraqiten pas skadimit të vendimeve të qeverisë për parandalimin e korona virusit.
“Duke i ndjekur udhezimet e Qeverisë për parandalimin e virusit si institucion me përgjegjësi shoqërore ,i njoftojmë të gjithë personat e papunë të cilët duhet të paraqiten rregullisht në entin për punësim, në periudhën përderisa vazhdon pandemia do të arsyetojë mungesën e tyrë”ka deklaruar zv/drejtori i Agjencionit për punësim, Bekim Murati. Zëvendës drejtori,Murati gjithashtu i informon qytetarët se ata kanë të drejtë ti shfrytëzojnë edhe shërbimet elektronike të agjencionit për punësim dhe atë përmes ëeb faqes: uslugi.gov.mk
• Historikun e marëdhënieve të punës
• Çertifikatë për lajmërim çlajmërim M1/M2
• Vërtetim për personin i cili nuk gjendet në evidencë
• Vërtetim për personin i cili kërkon punë
• Vërtetim për personin e papunë
Për të gjitha informacionet shtesë qytetarët mund të paraqiten në numrin e telefonit të Agjencionit për punësim ,apo në postën elektronike [email protected]

Marketing
Marketing