Muriç debuton në Premierligë kundër Arsenalit të Xhakës e Mustafit?

Portieri kosovar mund t’ia shohë hairin lëndimit të fundit të portierit të parë, brazilianit Ederson.

Marketing

Arijanet Muriç mund të debutojë këtë fundjavë në Premierligën angleze, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, portieri i parë i Manchester Cityt, Ederson ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit dhe nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për duelin me “Gunners”.

Prandaj, për çdo rast në dispozicion është portieri shqiptar nga Mali i Zi, i cili është portieri i dytë i “Citizens”.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës e ka arsyetuar besimin e dhënë nga trajneri Pep Guardiola në ndeshjet e kupës, prandaj trajneri spanjoll nuk do të kishte frikë t’ia besojë atij pozitën e portierit edhe në një ndeshje të rëndësishme si ajo me Arsenalin e Granit Xhakës e Shkodran Mustafit.