Muriqi është futbollist i Lazios me pagë të lartë prej 2.2 milion euro në vit

Tashmë skuadra e Lazios e ka konfirmuar se Vedat Muriqi do të jetë futbollisti i tyre më i ri.

Marketing

Përmes një postimi zyrtar në “Twitter”, Lazio ka prezantuar sot sulmuesin kosovar para tifozëve të vet, shkruan Indeksonline, përcjell INA.

Gazetari i njohur, Arlind Sadiku ka zbuluar rrogën e yllit kosovar që do e marr tek ekipi italian.

Muriqi do të përfitoj 2.2 milionë euro në vit, 183 mijë euro në muaj dhe 42 mijë euro në javë.

Sulmuesi kosovar do të luaj në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Një kalim me hapa gjigandi për Vedat Muriqi në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar që dikur ka qenë pjesë e Teutës, ka kaluar shumë momente të vështira në vitet e mëparshme. Për të kaluar me ekipet e vogla në Turqi dhe në momentin kur askush nuk besoi se do të shkonte larg, erdhi edhe shpërthimi i këtij lojtari. Golat e shumtë te Rizespori i dhanë një shans të madh Muriqit, ku menjëherë do të fitonte vëmendjen e Fenerbaces. Edhe në këtë aventurë tregoi aftësitë e tij, duke bërë diferencën te gjigandët e Turqisë.

Marketing