Mediet turke janë të bindura se sulmuesi Vedat Muriqi do të shitet në merkaton e verës.
Shtatlarti ka bërë mjaft mirë dhe shumë klube kanë shfaqur interes për lojtarin.

Kosovari dëshiron të mbyllë sezonin me Fenerbahçen dhe të largohet në merkaton e verës.

Katër klube vazhdojnë të shfaqin interes konkret për të.
Leicester, Brighton, Monaco dhe Frankfurti e duan në verë.
Emrat “big” të Tottenhamit dhe Lazios nuk përmenden më, por fakti është se e ardhmja e shqiptarit do të jetë larg vendit fqinj.

Dëshira e tij është të luajë në Angli, por nuk mund të përjashtohet dhe një lëvizje “blic” drejt Gjermanisë.
Muriqi është golashënuesi më i mirë i Fenerbahçes. Lojtari është në garë dhe për topin e artë.