“Muriqin e duan në Gjermani, Itali, Angli… është si Ibrahimovic e Lewandowski”

Deniz Uysal, agjenti i Vedat Muriq, ka zemëruar paksa tifozët e Fenerbahces.

Marketing

Pas supergolit që shënoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, në fitoren 5-1 të Fenerbahçes kundër Konyaspor, kanë dalë zëra se verën e ardhshme ka shumë gjasa që 25-vjeçari të largohet nga Turqia, transmeton Gazeta Express.

Sipas Deniz Uysal, Vedat Muriqi është miks i lojtarëve Zlatan Ibrahimovic dhe Robert Lewandowski dhe se në rast të ndonjë oferte serioze, presidenti i Fenerbahces do t’i niste negociatat për ta shitur.

Ai ndër të tjera konfirmoi se ka oferta për Vedat Muriqin nga Anglia, Gjermania, Katari, Arabia Saudite dhe Italia.

“Mund të ju them se disa menaxherë dhe drejtorë sportiv nga Anglia, Gjermania, Katari, Arabia Saudite dhe Italia janë duke na ndjekur”, u shpreh Uysal.

Ai ndër të tjera tha se Fenerbahce ende nuk i ka vënë ndonjë çmim dhe se “nëse ndonjë ofertë serioze vjen, atëherë do t’i tregojmë klubit dhe palët do të negociojnë”.

“Vedat Muriqi është lojtar për Premierligë dhe Serie A. Ai i përshtatet shumë mirë këtyre ligave për shkak të fuqisë dhe fizikut”.

“Po flasim për një lojtar që është shumë i fortë, një lexues i mirë i lojës dhe shumë i qetë para portës për të shënuar”.

“Mund të them se ai është miks i Zlatan Ibrahimovic dhe Robert Lewandowski. Por këmba e majtë e Muriqit është shumë më e mirë”.

Marketing