Me kë DEBAT!?

Me Selën që humbi zgjedhjet (2016) nuk dha dorëheqje dhe u bë pjesë e Qeverisë, pastaj përsëri humbi zgjedhjet (2017) edhe si parti në përgjithësi edhe personalisht në Strugë dhe prap nuk dha dorëheqje, por doli në opozitë e në fund u kurorëzua me një parti Qeveritare (ALTERNATIVËN), që dmth u pajtua me politikat e kësaj Qeverie!

Me Gashin që partia e tij (atëherë BESA) pas çmendurive në stilin e VMRO-së (Hymni në Kuvend), u bë pjesë e Qeverisë, mbështeti politikat e Qeverisë (vazhdon ende), kurse tash garon si të kishte qenë në opozitë me parti opozitare që ka qenë në Qeveri!?

Me Kasamin që gjatë gjithë këtij mandati, e ka luajtur ditën Opozitarin, e natën …., e që tash e kurorëzoi koalicionin me LSDM-në, respektivisht partinë Qeveritare.

Me Thaçin që sedin as vet se çfarë është duke bërë!?

Të gjithë këta Kryetarë të lartpërmendur kanë humbë zgjedhjet (parlamentare e lokale) s’kanë dhënë DORËHEQJE dhe po të gjithë kanë NXHY prej TEPËSIS së kësaj Qeverie!

Kështu që, le të debatojnë mesvete këta, janë të të njejtit nivel.

Duhet të jenë dy LIDER që të ketë DEBAT, e aktualisht kemi vetëm NJË!

Florentin Murtezi