Musa Xhaferi: Unë dhe Ahmeti kemi pas dhe vazhdojmë të kemi raporte të shkëlqyeshme

Me Ali Ahmetin punojmë 40 vite, gjeni tjerë politikanë që aq shumë vite bashkëpunojnë dhe vlerësoni se a mund të ketë konflikt mes mua dhe liderit të partisë, Ahmeti. Ky është komenti i Musa Xhaferit, me të cilin de fakto ka demantuar mediumet që raportan se ai ka humbur pozitat në Bashkimin Demokratik për Integrim, pas kongresit të kësaj partie. Ai është decid që as bashkëpartiakët tjerë që janë zgjedhur në Këshillin e përgjithshëm nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje me partinë.

Marketing

“Fakti që nuk jam pjesë e Këshillit të përgjithshëm është vendim i brendshëm i partisë. Kjo është strategji dhe kombinatorikë. Nuk ka mosmarrëveshje të brendshme. Është normale të ketë riorganizim në trupat partiake. U njoftuam që nuk do të jemi pjesë e Këshillit të përgjithshëm, sepse për këtë bisedohej në Kryesinë qendrore. Si një nga themeluesit e partisë, tani në mënyrë aktive do të kyçem dhe do të ndihmoj në fushatën për zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Xhaferi për Plusinfo, përcjell in7.

Ndërkohë burime partiake në Bashkimin Demokratik për Integrim thonë se është e mundshme që përbërja e re e Kryesisë Qendrore mund të zgjedhet pas zgjedhjeve. Kjo do të thotë që Ahmeti do t’i testojë funksionarët se sa do të punojnë në zgjedhje, por njëkohësisht përbërja e kryesisë do të varet nëse Bashkimi Demokratik për Integrim fiton zgjedhjet, ose i humb.

Marketing