Musiala nënshkruan me Bayernin deri në vitin 2026

Jamal Musiala ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Bayern Munchen.Mesfushori i talentuar, Jamal Musaiala ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Bayern Munchen.

Musiala ka mahnitur me paraqitjet e tij për “Bavarezët” dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026. Lajmin e ka bërë të ditur skaudra e Bayernit në uebfaqen e klubit.

Marketing

Edhe mesfushori u shpreh tejet e lumtur me kontratën e re.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me FC Bayern”, tha ai.

“Ndihem vërtetë rehat në këtë klub dhe me skuadrën në përgjithësi. Faleminderit shumë për të gjithë besimin tuaj në mua!”, tha Jamal Musiala.

Marketing