Mustafa: Keqardhje që dorëheqja erdhi kështu

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit, reagoi edhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili me anë të një statusi në Facebook ka shprehur keqardhje për këtë ndodhi, duke thënë se beson në pafajësinë e Haradinajt.

Marketing

“Qytetarë të nderuar, LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës”.

“Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe”, ka shkruar ai.

Marketing