Mustafa: Letra e VV-së nuk ishte zyrtare, marrëveshja vetëm sipas parimeve tona

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur para mediave pas mbledhjes së partisë së tij ku kanë pranuar një letër nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me marrëveshjen për koalicionin qeverisës.Ka thënë se letra nuk është përgjigje zyrtare ndaj ofertës së tyre, por që sipas tij LDK-ja është e gatshme ta përmbyllë marrëveshjen, shkruan lajmi.net.

Marketing

“Letrën do ta shohim dhe nuk e konsideroj që është letër zyrtare ose përgjigje zyrtare, është një letër me cilësi jo shumë zyrtare. Ne jemi të interesuar ta përmbyllim këtë proces, të themelojmë institucionet dhe të mos vazhdojë më kjo agoni. Kështu që kërkoj që VV-ja të jap kontributin e saj”, tha ai.

Mustafa tutje tha se ai gjithmonë komunikon me Kurtin për takimet e radhës dhe gjëra tjera.

Ai në fund potencoi se edhe nëse LDK e mbledh Këshillin e Partisë, ajo nuk do të jetë për ofertat e VV-së, ngase sipas Mustafës partia e tij i ka parimet e veta në bazë të të cilave synon ta arrijë marrëveshjen.

Marketing