Mustafa: Ministrat e LDK-së do të jenë në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se ministrat e tij nuk do t’i tërheq njëanshëm dhe ata do të jenë në krye të detyrës deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Marketing

Megjithatë, Mustafa deklaroi se mbetet në vullnetin e kryeministrit Kurti nëse dëshiron t’i mbajë apo t’i lirojë nga detyra siç bëri me Avdullah Hotin.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e kryeministrit në detyrë, z. Kurti, se a do të vazhdojë të punojë me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjidhet qeveria tjetër, apo do të bëjë veprime tjera, ashtu siç e liroi z . Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM

Marketing