Mustafa: Nuk heqim dorë nga posti i kryeministrit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm deklaroi se qëndrimi i tyre është i prerë dhe se nuk heqin dorë nga pozita e kryeministrit në rast së hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Marketing

Ai tha se ka ftuar një tjetër mbledhje tashmë të kryesisë se sapozgjedhur të këtij subjekti politik ku do të bisedohet për çështjen e mandatarit për kryeministër të Kosovës.

“Nesër do të vijmë në një përfundim të përbashkët dhe do t’i propzojmë emrin e mandatarit Këshillit të Përgjithshëm”, tha Mustafa duke shtuar se ka 4 apo 5 njerëz në parti që mund të jenë mandatarë.

Sa i përket koalicioneve, ai tha se parimisht partia e tij do të shkon vetëm, por sërish Këshilli do të marrë vendim nëse është më mirë të bëjmë koalicion parazgjedhor apo pas zgjedhjeve.

Në lidhje me ultimatumin e Vetëvendosjes që LDK duhet të vendosë deri në fund të kësaj jave nëse do të bëjnë koalicion, Mustafa tha se këto deklarata nuk janë marrë seriozisht nga askush në parti.

Marketing