Mustafa pas takimit me Thaçin: Ne jemi për formimin e një qeverie të re duke zbatuar Kushtetutën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se është për formimin e një qeverie të re duke ndjekur procedurat kushtetuese.

Marketing

“Ne jemi për atë që të bëhet një qeveri e re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese dhe procedurën që e ka paraparë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetues në 2014. Kjo qeveri do të kishte detyrë që me kapacitete të plota të angazhohet në luftën kundër virusit korona, i cili po zgjerohet edhe në vendin tonë sikurse në vendet e tjera”, tha Mustafa.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila tha se vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes janë antikushtetuese, Mustafa tha se Qeveria në detyrë duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve.

“Të gjithë kemi bërë vërejtje se një vendim të tillë nuk duhet ta sjellë qeveria por deputetët e Kuvendit. Qeveria duhet ti kërkojë falje qytetarëve që u ka sjellë atyre kufizime jokushtetuese”, tha ai.

Marketing