Mustafi: Është speciale të punosh me ‘profesorin’ Arteta

Shkodran Mustafi of Arsenal in action during the Premier League match at the Emirates Stadium, London. Picture date: 1st April 2019. Picture credit should read: Craig Mercer/Sportimage via PA Images

Shkodran Mustafi nuk ka kursyer lëvdatat për trajnerin e tij, Mikel Arteta.

Marketing

Arteta mori drejtimin e Arsenal gjatë këtij sezoni dhe puna e tij ka filluar të vërehet edhe në mesin e lojtarëve.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka thënë se Arteta i ngjason një profesori dhe ka thënë se kërkesat e tij janë speciale.

“Ai është paksa si profesor”, ka thënë Mustafi, transmeton lajmi.net. “Ai e di saktësisht çfarë dëshiron që lojtarët të bëjnë me topin dhe si të reagojnë kur humbin topin. Është speciale”, shtoi anëtari i Arsenal.

“Kur unë pasoj unë jam zakonisht i fokusuar ku të jem, nëse ne humbim topin, por ai dëshiron që edhe unë të kontribuojë në ofensivë. Kështu, ne në mënyrë konstante duhet të bëjmë një opsion për lojtarin me topin”, ishin fjalët e fituesit të Kupës së Botës me Gjermaninë.

Mustafi lidhej me një largim të mundshëm nga Arsenal. Nuk dihet se çfarë do të sjell merkatoja e verës për të, por duket se ai po shijon kohën me Arteta.

Marketing