Mustafi shënon golin e parë në fanellën e Schalkes

16:32 | 8 Maj 2021

Marketing

Shkodran Mustafi ka arritur të shënojë golin e parë në fanellën e Schalkes.

Mustafi, i cili është kritikuar për paraqitjet e tij madje u aludua në një largim nga Schalke, ka arritur të shënojë golin e parë sot, shkruan lajmi.net.

Mustafi shënoi gol në min 42′ për të dyfishuar rezultatin ndaj skuadrës Hoffenheim.

Ky ishte goli i tij i parën ë fanellën e Schalkes pas transferimit të tij nga skuadra angleze, Arsenal.

Tani, me golin e Shkodranit, Schalke është duke avancuar 0-2 në pjesën e parë./Lajmi.net/

Golin e Mustafit mund ta shikoni këtu VIDEO