Muzeu Arkeologjik sqarohet për anashkalimin e “shqipes” në këtë institucion

Ka ende shumë institucione të larta shtetërore që nëpër tabelat e tyre nuk figuron mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe edhe përkundër sjelljes së ligjit për përdorimin e gjuhëve. I tillë është rasti edhe me Muzeun Arkeologjik i Maqedonisë së Veriut ku në tabelen e re nuk figuron gjuha shqipe.

Marketing

Zhurnal kërkoi sqarim nga ky institucion se pse nuk respektohet ligji për përdorimin e gjuhëve duke e vendosur edhe gjuhën shqipe në tabelen e re të vendosur nga ky institucion me emrin e ri të shtetit? Nga Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë së Veriut thonë se në përpunim është një tabel në tri gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe e cila së shpejti do të vendoset para godinës së këtij institucioni.

“Si institucion serioz e cila i ndjekë ndryshimet e ligjeve dhe vepron në përputhje me të njejtat, Ju informojmë se është në proces përpunimi i një tabele të re e cila do të jetë në tre gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze”, kanë theksuar për Zhurnal nga Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë.

Marketing