Muzikanti turk shpreson të luaj me darabukë për Joe Biden

Muzikanti turk, Bilal Göregen dëshiron të luaj darabukë për presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden dhe ta përgëzojë atë për fitoren e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

“Do të doja të përgëzoja Bidenin dhe të luaja darabukë për të. Biden është shumë demokrat. Unë e dua atë shumë”, tha Göregen për AA.

“Demokracia, liria, barazia … janë në fakt vlera që çdo qenie njerëzore duhet t’i mbrojë. Kështu që unë e përgëzoj Joe Bidenin si dikë që mbron këto vlera”, tha ai.

Një video e Göregen kohët e fundit u bë virale në mediat sociale që e tregonte atë duke interpretuar këngën e njohur finlandeze “Ievan Polkka” në darabukë, një daulle dore me një kokë në formë kupe, derisa ishte ulur në një stol parku.

Videoja qesharake, e cila shfaq një mace “duke dridhur”, ose duke ritmuar kokën në mënyrë ritmike ndaj këngës, u bë virale.

Göregen shpërndau videon në kanalin e tij në YouTube më 1 nëntor dhe ajo mori miliona pëlqime brenda një muaji.

Paroditë e videos së tij u shpërndanë po ashtu nga miliona njerëz në të gjithë botën.

Mbështetësit e Bidenit më vonë i shtuan një vallëzim të Donald Trumpit në video pasi Trump humbi zgjedhjet presidenciale dhe Göregen u bë me famë botërore mes zgjedhjeve të tensionuara në SHBA.

YouTube ndau një postim në llogaritë e tij zyrtare në Twitter dhe Instagram duke përshkruar videon virale të Göregenit dhe ftoi përdoruesit të regjistrohen në kanalin e tij dhe të dëgjojnë muzikën e tij.

Duke folur për aftësinë e tij muzikore, ai tha: “Unë nuk mund të veproj në mënyrë modeste për këtë”.

“Në Turqi, të gjithë luajnë darabuk, këndojnë një këngë dhe bëjnë muzikë. Por, unë jam i vetmi në Turqi që mund të luaj instrumente goditjeje dhe të imitoj ritme të ndryshme me gojën time dhe të krijoj instrumente nga këta tinguj”, thotë Göregen.

Me stilin e tij unik të lojës në darabuk, 32-vjeçari, u bë i njohur në Turqi në versionin lokal të Got Talent, një garë televizive, 10 vjet më parë.

Marketing