Myftinia e BFI në RMV Shkup shpreh indinjatë kundër aktiviteteve të LGBT-së

REAGIM

Marketing

Myftinia e BFI në RMV – Shkup, me indinjatë të thellë përcjellë zhvillimet e fundit në drejtim të justifikimit të aktiviteteve të LGBT –së për një dukje ‘’normale’’ të tyre, shkak kjo për shkatërrimin e bërthamës së shoqërisë – familjes.
LGBT (lezbien, gej, biseksual dhe transseksual) është një çregullim (sëmundje) bilogjik dhe psikologjik në kundërshtim me natyrën njerëzore dhe mësimet islame bazuara në fjalët e All-llahut të Lartëmadhëruar. Bazuar në këtë, tentimi i justifikimit të LGBT – së në nivel të shoqërisë dhe ligjit – shtetit është një angazhim për formimin e një identiteti që asnjëherë nuk mund të pranohet si normal.
Myftinia e Shkupit shpreh shqetësim të thellë për aktivitetet e tilla të cilat janë me pasoja shumë të rënda në shoqëri si:
– Pengesë për zhvillim të shëndoshë të llojit njerëzorë
– Përhapje e sëmundjeve të ndryshme si AIDS etj.
– Shkatërrim i bërthamës së shoqërisë – familjes
– Pengim në zhvillimin e shëndoshë fizik, psiqik dhe shpirtërorë të gjeneratave të reja.
Duke marrë parasysh këto dhe shumë pasoja tjera, Myftinia e Shkupit, apelon deri te organet relevante për të ndihmuar këtë kategori njerëzish të trajtohen dhe rehabilitohen në mënyrën më të shëndoshë që të integrohen dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë njerëzore.

MYFTINIA E BFIM – SHKUP
MYFTIU
MR. QENAN EF. ISMAILI

Marketing