Myftinia e Dibrës shlyen borxhet për ilaçe të qytetarëve të varfër

Myftinia e Dibrës, me një donacion nga një dibran që jeton në SHBA, ka shlyer borxhet që kanë bërë qytetarët e kategorive të ndjeshme për blerjen e ilaçeve.

Marketing

“Një emigranti ynë nga SHBA-ja ka dhuruar 2.000 dollarë për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë, veçanërisht në këto ditë të vështira me paraqitjen e koronavirusit. Vendosëm që me këto mjete, të shlyejmë borxhet që kanë bërë këta qytetarë për blerjen e ilaçeve”, tha për MIA-n Reshat Kaçalniku, koordinator i Myftinisë së Dibrës.

Deri më tani, janë përfshirë 40 persona që kanë marrë ilaçe, ndërsa janë regjistruar në barnatore. Borxhi i tyre është rreth 43.000 denarë.

Ai shtoi se në ditët e kaluara, 250 familje kanë marrë pako me ushqime dhe produkte të tjera me vlerë prej 60, ose 100 dollarë secila, ndërsa 65 familje marrin nga dy bukë çdo ditë. mb/

Marketing