Myftinija e Shkupit raportoi për aktivitetet e realizuara dhe synimet për vitin e ardhshëm

Në prezencë të rreth 95% të hoxhallarëve aktivë dhe kryetarëve të këshillave të xhamive u realizua mbledhja e rregullt raportuese e Myftinisë së Shkupit. Këtë mbledhje e dalloi edhe prezenca e Kryetarit të BFIM – së Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi të cilit edhe ju dha fjala përshëndetëse.

Marketing

Mbledhja filloi me leximin e disa ajeteve Kur’anore dhe më pastaj u prezantua me foto dhe në detaje raporti nga ana e Myftiut të BFIM – Shkup Mr. Qenan ef. Ismaili për punën një vjeçare të operativës së re dhe raport të gjendjes financiare pasi në fillim të vitit 2018 u hartua një plan strategjik afatshkurtë dhe aksionar i cili ishte dhe synim i arritjeve brenda një viti.

Ajo që Myftiu i nderuar dha raport ishin njëmbëdhjetë shtyllat e planit të punës duke filluar nga: ngritja profesionale dhe teknike e operativës, pjesëmarrjen aktive nëpër media dhe mjeteve të informimit, angazhimi mbi institucionalizimin e plotë të xhamive, organizimin e trajnimeve për një ngritje profesionale të hatibëve dhe imamëve, organizime të aktiviteteve fetare, kulturore dhe sportive për afrimin dhe bashkëpunimin e nëpunësve fetarë, mundësinë për rregullimin e çështjes financiare ku këtë vit tre hoxhallarë të rinj janë lajmëruar në Fondin Pensional dhe Invalidorë dhe në Drejtorinë e të ardhurave publike, angazhim për shlyerjen e borxheve të hoxhallarëve “të bllokuar”, borxheve ndaj institucioneve shtetërore, po ashtu u raportua edhe për bashkëpunimin me mektebet, si organizim të seminareve për mualimë, sigurim të librave dhe planprogramit të unifikuar në të gjitha mektebet, u dhanë informata rreth punës me vakufet ku nga pothuajse asnjë kontratë brenda vitit u realizuan mbi shtatëdhjetë kontrata me shfrytëzuesit e vakufit, përpjekjet për kthimin – denacionalizimin e pronave të vakufeve, arkivimi i çdo një dokumenti që del dhe hynë në Myftini, si dhe bashkëpunimi me dy burimet e kuadrove me të cilat furnizohet qyteti i Shkupit me hoxhallarë si Medreseja Isa Beu dhe Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup.

Një kapitull i veçantë ju kushtua Muajit të Ramazanit ku u raportua për të hyrat që ishin në Ramazan dhe realizimin e Projektit të veçantë të Ramazanit dhe një kapitull i veçantë ishte i Haxhxhit dhe Kurbanave. Pas përfundimit të pikës së parë të rendit të ditës që ishte raport për një vit punë pasoi dhe pika e dytë e rendit të ditës plani për punën që do të jetë synim për t’u realizuar gjatë vitit 2019.

Pas përfundimit të planit të vitit 2019 ishte mundësia e të pranishmëve për të dhënë sugjerime, këshilla, ankesa që të mund të arrihet forma përfundimtare e planit të vitit 2019. Myftinia e Shkupit arriti që këtë vit të ndihmojë në dalje në pension të dy hoxhallarëve të vjetër dhe për të cilët u dhurua nga një mirënjohje në shenjë respekti për punën e tyre shumëvjeçare në xhematin e Shkupit, mirënjohje këto të cilat u ndanë nga Kryetari i BFIM – së për dy hafizët e mirënjohur Hfz. Irfan ef. Abazi dhe Hfz. Halil ef. Selmani.

Poashtu Myftinia e Shkupit në shenjë falënderimi për përkrahjen njëvjeçare të operativës së re të Myftinisë së Shkupit Kryetarit të BFIM – së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi nga Myftiu i Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili i dorëzoi një mirënjohje.

Pas përfundimit të programit të paraparë në këtë mbledhje për të pranishmit u shtrua një drekë modeste në shenjë respekti për përkrahjen e tyre njëvjeçare në ngritjen e imazhit të institucionit të Myftinisë së Shkupit.
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFIM – Shkup

Marketing