Myftiu takoi nëpunësit fetarë të të gjitha rajoneve të Myftinisë së Shkupit

Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef.Ismail, brenda kësaj periudhe dyditore zhvilloi një sërë takimesh me nëpunësit e katër rajoneve të Myftinisë së Shkupit.

Marketing

Agjenda e tij e ngjeshur me takime të njëpasnjëshme, iu kushtua gjithë nëpunësve fetarë të Myftinisë me qëllim të informimit të saktë dhe sqarimit të shumë çështjeve që lidhen me vendimet e Myftinisë për Ramazanin e sivjetshem.

Takimet e para, Myftiu i realizoi në rajonin e karshiakës, i shoqëruar nga referenti i kësaj ane Mr.Nexhmi ef. Ferati .

Takimet e Myftiut vazhduan më tej, në rajonin e karadakut të Shkupit, per shkak te rrethanave në grupe me te vogla dhe i shoqëruar nga referenti i anës së karadakut Fejsall ef.Kadriu, u takua me imamët, hatibët dhe mutevelinjtë e këtij rajoni dhe sqaroi planin e Myftinisë kushtuar aktiviteteve të Ramazanit.

Në qytetin e Shkupit, Myftiu realizoi disa takime, i shoqëruar nga referenti Fatmir ef. Zaimi dhe poashtu takime zhvilloi me hoxhallarët e Dërvenit, i shoqëruar nga referenti Rexhep ef. Imeri.

Nëpër gjitha takimet Myftiu shpalosi projektin e Myftinisë kushtuar Ramazanit të sivjetshëm si dhe diskutoi me ta rreth organizimit sa më të mire dhe mënyrës më të përshtatshme të kryerjes së shërbimeve për besimtarët brenda këtij muaji të Bekuar.