Mysafiri i Gruevskit nën hetim për mungesën e tij nga puna, Drejtoria e Doganave nis hetimet

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë ngriti hetim kundër zyrtarit doganor Aleksandar Trajkovski në lidhje me mungesën e tij nga puna në Drejtorinë doganore.

Marketing

Nga zyrtari doganor është kërkuar deklaratë për mungesën e tij nga ana e inspektorëve nga Sektori për përgjegjësi profesionale, dhe i njëjti ka dorëzuar raportin për ndalesën e përkohshme për punë, lidhur me mungesën e tij.

Gjithashtu, është ngritur hetim dhe janë kërkuar dëshmi nga dhe raporte nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, njofton Telegrafi Maqedoni. Hetimi ka të bëjë me respektimin e rregullave për rend dhe disiplinë të Drejtorisë doganore, ligji për marrëdhënie pune dhe marrëveshja kolektive.

Aleksandar Trajkovski hetohet për shkak se para një jave udhëtoi për në Budapest ku ishte takuar me ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski i dënuar për dy vite dhe i arratisur në Hungari.

Marketing