Myslimanët mblidhen në malin Arafat

Gjatë pelegrinazhit në Mekë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur edhe në mali Arafat. Ky është vendi në të cilin myslimanët besojnë se profeti Muhammad përcolli predikimin e fundit. Haxhxhi duhet të kryhet të paktën një herë gjatë jetës nga të gjithë besimtarët myslimanë në gjendje ta përballojnë udhëtimin e shtrenjtë dhe të vështirë.

Marketing

Pelegrinët myslimanë janë dyndur në malin Araft në juglindje të Mekës. Dita e Arafat-it, konsiderohet si më e rëndësishmja gjatë pelegrinazhit për Haxh, ku besimtarët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke u lutur.

Ky është vendi në të cilin myslimanët besojnë se profeti Muhammad përcolli predikimin e fundit.
“Ndihem shumë i lumtur, i lumtur nëse Zoti do t’i pranojë lutjet e të gjithë myslimanëve,” thotë pelegrini nga Filipinet, Nadzmi Maruji.

Pelegrinazhi për Haxh fillon në muajin e dymbëdhjetë të vitit islamik, i cili është hënor dhe jo diellor.

“Paqja e profetit qofshin mbi të, Haxhi është Arafat. Kjo është dita më e madhe e vitit për myslimanët dhe rituali më i rëndësishëm i Haxhit. Unë i kërkoj Zotit që t’i udhëzojë të gjithë myslimanët,” thotë besimtari tjetër Abdul Hafith.

Haxhxhi duhet të kryhet të paktën një herë gjatë jetës nga të gjithë besimtarët myslimanë në gjendje ta përballojnë udhëtimin e shtrenjtë dhe të vështirë.