Naftë me cilësi të dyshimtë për institucionet shtetërore, Inspektoriati i tregut po kryen hetime

Inspektorët e tregut shtetëror kanë marrë mostra nga vaji ekstra i lehtë për amvisëri për ngrohje, për të cilën disa institucione shtetërore, shkolla dhe kopshte raportuan të ishte me cilësi të dyshimtë. Mostrat tani do të kontrollohen në një laborator të certifikuar, dhe rezultatet, të cilat do të jenë në dispozicion deri të martën, do të tregojnë se çfarë nafte u është shitur disa konvikte në Prilep dhe Kumanovë që së pari raportuan dyshimin, si dhe në shumë institucione të tjera shtetërore që blenë nga e njejta kompani.
Përndryshe furnizuesi është Triterol Petrol i cili në rastin konkret ka fituar tenderin. Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski për “Faktor.mk” ka thënë se mostrat janë marrë nga Triterol Petrol, si dhe nga kompani të tjera që Triterol i ka listuar si shitës të këtij karburanti.

Marketing

“Kemi marrë mostra të Triterol Petrol, por ata thanë se e kanë blenë karburantin nga Javor Shped dhe Super Trade, dhe mostrat janë marrë nga të dyja këto kompani. Gjithashtu një mostër për analizë me këtë rast është marrë nga firma RKM dooel për të cilën u informua se po importonte naftë të dyshimtë. Derisa rezultatet të jenë gati, domethënë, deri të martën, me siguri nuk do ta dimë se cila është përmbajtja e karburantit që është shitur, çfarë përmban dhe sa e dëmshme është ajo”, thotë Paunovski për “Faktor”.

Ai shton se ata tashmë kanë lëshuar një paralajmërim për institucionet shtetërore, komunat, shkollat, kopshtet që përdorin vaj shtëpiak EL-1 në sezonin e ngrohjes për të raportuar nëse shohin se vaji është me cilësi të diskutueshme.

Sipas informacioneve, vaji nuk ishte aq i lëngshëm sa duhet, ose duket si naftë e rëndë. Është një vaj me një deklaratë doganore të naftës industriale – vaj i fortë që importohet në Maqedoni, megjithëse sipas disa raporteve përdorimi i tij në vendet e zhvilluara është i ndaluar.

Marketing