Napoli arrin marrëveshje me Rrahmanin

Gjithçka është mbyllur, thuhet se 10 milion euro është çmimi dhe plus bonuese të ndryshme që mund ta dërgojnë vlerën totale në 12-13 milion euro. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Rrahmani do të firmos një kontratë 5-vjeçare me Napolin nga ku do të përfitoj 1,5 milion euro në sezon.

Marketing

Prej kohësh të kaltrit janë vënë në ndjekje të dy talenteve të Veronas, Rrahami e Kumbulla dhe sipas mediave italiane, Napoli – Verona kanë gjetur akordin total për transferimin e Rrahamit në fund të sezonit. Afrimi i Rrahmanit tek Napoli bën që e ardhmja e Kumbullës të jetë më pranë Interit.