Napoli dhe Barca ndahen baras në ndeshjen e parë

Napoli dhe Barcelona kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve në ‘San Paolo’ të martën mbrëma.

Marketing

Edhe pse Barcelona kishte posedimin e topit gjatë pjesës së parë, skuadra e vetme që shënoi në këtë pjesë, ishte ajo e Napolit.

Sulmuesi Dries Mertens shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur në minutën e 30’, për 1:0.

Barcelona arriti të barazonte në 1:1 në minutën e 57’, kur Antoine Griezmann shënoi pas një asistimi të Nelson Semedo.
Çerekfinalisti i kësaj përballje do të përcaktohet në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e kthimit, me Barcelonën që do të synojë të shfrytëzojë terrenin vendas.