Napoli dhe PSG kanë luajtur baras 1:1 në stadiumin ‘San Paolo’ në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit C në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, PSG kaloi në epërsi 0-1 me golin e shënuar nga Bernat, që pranoi një asistim nga Mbappe.

Napoli golin e barazimit e shënoi në minutën e 63’ nga penalltia, përmes Lorenzo Insigne, që mposhti portierin Gianluigi Buffon.

Ky barazim mes Napolit dhe PSG-së, e humbja e Liverpoolit në Serbi, e ka bërë të paqartë situatën në grupin C.

Pas katër ndeshjeve, Napoli dhe Liverpool ndajnë vendin e parë me nga gjashtë pikë, për t’u ndjekur nga PSG me pesë pikë dhe Crvena Zvezda me katër pikë.