Klubi italian Napoli, do të ndryshojë emrin e stadiumit “San Paolo” në “Diego Armando Maradona” për nder të legjendës së klubit.

Ishte fillimisht presidenti i skuadrës napolitane, Aurelio De Laurentiis, i cili me të marrur vesh për vdekjen e legjendës, deklaroi se ekziston mundësia që stadiumi “San Paolo” të emërohet sipas argjentinasit legjendar.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, ndryshimi i emrit do të ndodhë, stadiumi “San Paolo” do të riemërohet në nder të Diego Armando Maradona.

Maradona në fillim të muajit nëntor u tha se ai kreu një ndërhyrje të suksesshme në tru, ai vdiq në moshën 60 vjeçare.