Napoli e deklason Liverpoolin në Skoci

Napoli e ka mundur me rezultat 0-3, Liverpoolin në Murrayfield Stadium te Edinburgh . Ishte një ndeshje që u dominua nga Liverpooli, por Napoli doli fitues
Jo gjithëherë dominimi dhe mundësitë për të shënuar gol dalin fitimtar në një ndeshje.

Marketing

E tillë ishte miqësorja sot në mes të Liverpoolit dhe Napolit, e cila u zhvillua në Skoci. Liverpooli e nisi këtë ndeshje pa shumë lojtarë kryesor, pa treshen sulmuese Mane, Salah dhe Firmino.

Kampioni i Europës pati më shumë posedim në këtë ndeshje, por edhe mundësi për shënim, por Napoli e përfundoi ndeshjen me tre kundër sulme, kreator i të cilëve ishte sulmuesi italian Insigne.

Ishte minuta e 17 ku Insgine depërtoi nga krahu i djathtë dhe kaloi pothuajse gjysmën e fushës dhe nga vija e 16 metërshit shënon një gol të bukur.

Napoli shënon edhe golin e dytë, pothuajse në të njëjtën mënyrë, me anë të një kundërsulmi klasik.
Insigne prapë ishte kreator i këtij goli, i cili pas depërtimit në krahun e djathtë, pason për Milik i cili shënon në minutën e 28-të.

Në pjesën e dytë, prapë ishte Liverpool që sulmonte por Napoli vazhdimisht kalonte në kundërsulme të cilat rezultonin të rrezikshme.

I tillë ishte edhe sulmi në minutën e 52-të.
Insigne prapë depërton, arrin deri në zonë, godet topin të cilin e mbron Mignolet por topi i kthyer shkon te Amin Aunas që shënon golin e tretë.

Kjo është ndeshja e fundit parasezonale e Liverpoolit, kurse javën tjetër ata do të përballen me Manchester City për superkupën e Anglisë.

Marketing