Napoli e Milan ndahen në paqe

Napoli dhe Milan kanë barazuar 2:2 në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.

Marketing

Ndeshja u karakterizua me mjaft raste shënimi dhe me një lojë të hapur nga të dyja skuadrat.

Ishte Theo Hernandez (20’) që i dha avantazhin Rossonerëve me anë të një vollej-goditje, para se Di Lorenzo (34’) të barazonte rezultatin.

Në gjysmën e dytë, të parët që realizuan ishin vendasit me anë të Dries Mertens (60’), që i ndihmoi edhe një reagim i ngathët i portierit Donnarumma.

Mirëpo, skuadra e Piolit ishte ende në lojë dhe arritën golin e barazimin me anë të Franck Kessie (73’) nga pika e bardhë.

Milan luajti me një lojtar më pak në minutat e fundit, kur Alexis Saelemaekers (88′) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Napoli mbetet dy pikë para Milanit në renditjen tabelare, 52 dhe 50 respektivisht, duke u renditur në pozitat gjashtë dhe shtatë.

Marketing