Napoli e pret, James: Kam 20 ditë kohë për të vendosur

Pas eliminimit të Kolumbisë nga Kupa e Amerikës me penallti nga Kili, për James Rodriguez, ka ardhur momenti i pushimeve. 27-vjeçari është objektivi kryesor i Napolit për sezonin e ardhshëm. I rikthyer te Real Madridi pas huazimit te Bayerni, kolumbiani që nuk bën pjesë në planet e trajneri të “Los Balncos” Zidane, me shumë mundësi do të largohet nga Madridi. Gjatë një interviste James deklaroi se për të ardhmen ka edhe 20 ditë për t’u menduar, por ai shtoi se çdo gjë varet nga Reali, pasi brenda klubit ka persona të tjerë që vendosin dhe se ai nuk mund të bëjë asgjë.

Marketing
Marketing